Deputeti Rexhep Selimi në debatin “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë”, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka thënë se nuk janë shteruar mundësitë për shndërrimin e FSK-së, shkruan portali arbresh.info.
“Është arritur edhe konsensus politikë poashtu kemi edhe mbështetje nga partnerët tanë vetëm se koordinimi kohën e fundit ka ndryshuar. Po ashtu edhe vendi ynë Kosova është e gatshme që të pranojë këtë ndryshim të FSK-së”, shtoi ai.
Sipas Selimit nuk është zbatuar ligji për FSK-në nga asnjë Qeveri.
“Po ashtu FSK nuk ka pasur mbështetje dinjitoze sa i përket buxhetit. Në 2015.2016, 2017 është trajtuar njësoj buxheti që e ka mbajtur FSK-në në limitet e mbijetesës. Janë tri vite të protagonistëve, ekspertëve, togerëve, oficerëve, kalimin e amendamenteve kushtetuese”, tha ai duke shtuar se dikush po e politizon këtë proces.
“Partnerët tanë strategjikë, reagimi i tyre ndaj këtij ligji nuk nënkupton që ata nuk e mbështesin këtë proces sepse me bashkëpunimin e tyre FSK ka ngritur kapacitetet. Mirëpo kjo ka ardhur pasi që ka munguar koordinimi. Po ashtu kemi edhe mos koordinim institucional ku kemi deklarata të ndryshme mes Qeverise, ministrisë së FSK-së, ndryshime me koordinim me komisionin për Siguri, mungesa e koordinimit me opozitën, me ekspertët, po ashtu ka munguar koordinimi me qytetarët serbë të Kosovës”, tha ai./Arbresh.info
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit
Arrestohen dy të mitur në Gjilan të dyshuar për mashtrim dhe...
Kurti për rezervat shtetërore: I besoj plotësisht Rozeta Haj...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues