Banorët e fshatit Baks të Skënderajt në mënyrë të organizuar janë nisur drejt qendrës së votimit për ta hedhur votën e tyre.
Vetura të shumta me flamuj kombëtarë, shtetërorë e partiakë kanë krijuar kolonë të gjatë rrugës deri tek qendra e votimit.
Banorët e lagjes Musliu prej nga është edhe ish deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e kanë marrë me shumë entuziazëm këtë proces zgjedhor gjë që shihet edhe në këtë video që një lexues i yni e ka dërguar në adresën tonë. E tëra duket si dasmë.
Ajo çka bie në sy, pos veturave të shumta është edhe prezenca e madhe e grave në qendër të votimit./Magazin.al/

Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...