Nuk do të formohen komuna të reja

21:42 | 8 Mars 2016
M. A.

Kosova i ka 38 komuna. Në hapësirën territoriale që ka vendi nuk po shihet i nevojshëm krijimi i komunave të reja. Me pakon e Marti Ahtisarit, pas vitit 2008 u formuan komunat të reja kryesisht të banuar me shumicë serbe, si kërkesë politike.

Këto komuna të vogla po i shkaktojnë probleme Qeverisë. Por ajo do të jetë e kujdesshme në krijimin e komunave të reja.

Në Ministrinë e Administimit te Pushtetit Lokal janë të paraqitura nëntëmbëdhjetë kërkesa për themelimin e komunave të reja. Edhe pse e përfolur ditëve të fundit si kërkesë e dalë nga Lista Serbe, në këtë listë nuk figuron fare kërkesa për themelimin e komunës së Prilluzhës. Por për këtë komunë është biseduar me Listën Serbe.

Kurse kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiç, ka thënë se kërkesën e tyre do ta formatizojnë.

Besnik Tahiri nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale vlerëson se Prilluzha nuk ka asnjë kriter për të qenë komunë. Por, ai ka një mënyrë se si do të zgjidhje problemi pa krijimin e kësaj komunave me shumicë serbe.

Shpërndaje në rrjete sociale