Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i është kundërpërgjigjur shumë ashpër deklaratave të kryeministrit Haradinaj se pajtimi me Serbinë do të vijë vetëm pasi kjo e fundit të njoh Kosovën si shtet.
Vulin në kundërpërgjigjen e tij ka hedhur akuza të rënda ndaj Haradinajt, transmeton lajmi.net.
“Fillimisht, ju keni përdhunuar dhe vrarë gra e fëmijë, keni djegur fshatra, keni vjedhur prona, keni vrarë policë dhe ushtarë, ju keni dëbuar më se 250 mijë njerëz nga shtëpitë e tyre, keni shkatërruar kisha e manastire, keni tentuar që jashtëligjshëm të merrni një pjesë të territorit të Serbisë, keni dezertuar nga secila fjalë që e keni dhënë në dialogun e Brukselit, dhe tani po thua se do të kërkosh në Serbia ta pranosh gjithë këtë”, ishte deklarata e Vulin drejtuar Haradinajt.
Madje sipas Vulinit, Haradinaj pas njohjes së Kosovës po kërkon pajtim nga një konflikt që serbët asnjëherë nuk e kanë kërkuar apo provokuar.
Ndryshe, ministri serb i Mbrojtjes njihet për deklaratat e tij të ashpra edhe ndaj krerëve të tjerë shtetëror të Kosovës, ai madje kohëve të fundit kishte pasur polemika edhe me vetë kryeministren serbe, Ana Bërnabiq si dhe presidentin, Aleksander Vuçiq për rrugën që duhet ndjekur Serbia, atë në drejtim të Bashkimit Evropian apo insistimin e kahmotshëm për Kosovën.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit