Google ADS

“Nuk do prodhojmë drama por punë – Kosova humbi mundësinë e gazit – faturat si këst kredie”, Vlora Çitaku për planet e PDK-së

22:10 | 15 Janar 2025
E.G

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se nuk do të prodhojnë drama, por punë.

Ajo në “Pressing” të T7 tha se refuzimi i gazit amerikan është humbje e një mundësie të artë për sigurinë energjetike.

Sipas saj, plani PDK-së përqendrohet në infrastrukturën që secilit ia jep mundësinë të realizojë potencialin që ka.

“Programi i PDK-së përqëndrohet në krijimin e një infrastrukture, jo vetëm ligjore dhe fizike në të cilin secilit i krijohet mundësia për ta realizuar potencialin e vet”.

“Është e rëndësishme siguria energjetike, Kosova ka humb mundësinë artë që të lidhetme gaz përçuesin e sponsorizuar në plotni nga SHBA-ja. Sot paguajmë energjinë elektrike shumë më shtrenjtë, thuajse sa një këst kredie”, ka thënë ajo.

Të ngjashme