Zv.ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka reaguar në Facebook, në lidhje me propozimin e ministrit Bojan Mariçiq, për faljen e disa të burgosurve.
Nuhiu thotë se propozimet vijnë nga drejtoritë e burgjeve dhe se nuk pajtohet me ato.
“Në lidhje me propozimet për falje për disa të burgosur në cilësinë e Zv/Ministrit të Drejtësisë nuk jam pajtuar dhe natyrisht kam reaguar institucionalisht!”.
“Propozimet e Drejtorive të burgjeve për të falur të burgosur të caktuar të cilët me veprat e tyre të kriminalizuara shqetësuan qytetarët dhe dridhën themelet e shtetit asnjëherë nuk do ta kenë mbështetjen time dhe nuk duhet ta kenë as mbështetjen e dikasterit të drejtësisë. Asnjëherë nuk do të heshtim për kauzën e drejtësisë!”, ka shkruar Nuhiu./telegrafi
Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen d...
Kush ishte ‘El Mencho’, udhëheqësi i frikshëm i kartelit të ...
Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Për mbrojtje të Kosovës d...
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...
Hajnat futen në një shtëpi në Klinë, vjedhin para dhe stoli ...
Vjedhje e rëndë në Viti, policia po heton rastin