Policia e Kosovës njofton se të premten më datë 30 maj, në Vërmicë kishin kishin gjetur dhe konfiskuar 21 sfera metalike nga një veturë që hynte nga Shqipëria në Kosovë.
Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se vetura ishte duke u drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovarë.
Derisa, sferat metalike te plumbit, i dyshuari i kishte marrë për t’i dërguar për vlerësim në një fabrikë në Spanjë për biznes.
Tutje, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar.
“SPK. Vërmicë 30.05.2025 – 01:55. Është raportuar se zyrtarët policorë, në bashkëpunim me oficerët doganorë, në veturën me targa të huaja e cila kishte hyrë nga Shqipëria në Kosovë, të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, kanë gjete dhe konfiskuar 21 sfera metalike të plumbit të cilat i dyshuari i kishte marr për t’i dërguar për vlerësim në një fabrikë në Spanjë për biznes. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është liruar”, njofton PK.
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës