Policia e Kosovës ka kryer sot disa bastisje të tjera nëpër lokacione të ndryshme lidhur me ndriçimin e rastit për shpërthimin e së premtes në Ibër-Lepenc.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani i cili theksoi se bastisjet janë zhvilluar në Varagë të Zubin Potokut ndërsa është kryer nga njësia policore K-9
“Kontroll të terenit përgjat kanalit. Bastisje e kontroll. Kemi konfisku 3 pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terenit është kry me njësin policore K-9 e poashtu edhe me njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfundu”, tha Elshani
Kujtojmë se Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Gjatë bastisjeve janë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, para dhe pajisje të tjera.
Ndërsa në një bastisje të ndarë në Zveçan, Policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armatimi, 2 AK47, 3 revole, 1 armë gjuetie, 2 armë rekreative, 6 karikator të AK47, municion e uniforma ushtarake./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...