Po vazhdon ende kërkimi për gjetjen e vogëlushit Alp Krasniqi 8-vjeçar i cili është zhdukur pasditen e sotme.
Policia e Kosovës për Arbresh.info ka bërë të ditur se njësitet relevante të ekipit K-9 dhe FSK janë në kërkim të Alpit ndërsa rasti në polici është paraqitur rreth orës 15:30.
“Rasti është paraqit sot rreth orës 15:30 në policinë rajonale në Gjilan nga prindi i fëmisë. Njësitet policore relevante ekipe të K-9, FSK , ekipe të kërkim shpëtimit dhe qytetar të shumtë janë në kërkim të fëmisë i lindur me 2016, ku sipas deklaratës së prindit i njejti nuk është kthy në shtëpi”, ka thënë për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Kush do që ka çfar do informate për vendë ndodhjen e tijë të lajmroj menjëher Policinë e Kosovës në Gjilan në nr. 192”, tha tutje Hashani.
Ndryshe Alpi, një fëmijë me autizëm, është larguar nga shtëpia sot dhe nuk dihet rreth vendndodhjes së tij.
Ekipet e kërkim shpëtimit janë angazhuar për gjetjen e vogëlushit ndërsa familjarët e tij kanë bërë thirrje që kushdo të e sheh te lajmërohet në këta numëra: 048 197 803 ose 049 902 750
LEXO EDHE:
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës