Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur apartamentin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, mëson arbresh.info nga burime në veri të vendit.
Milan Radoicic është figurë mjaftë e njohur në mesin e serbëve të Kosovës dhe Beogradit zyrtar.
Vetë disa përfaqësues politik kosovarë kishin përmendur pozitën e tij në Listën Serbë më të fuqishmen, përtej pozitës së vetë liderit Goran Rakiq.
Radoicic është raportuar vazhdimisht se ka lidhje të ngushta me elitat politike në Kosovë dhe Serbi, duke përfshirë Vuçiqin dhe Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Radoicic është përballur me akuza ligjore në Serbi disa herë dhe është një bashkëpunëtor i ngushtë i biznesmenëve të diskutueshëm serb të Kosovës, Zvonko Veselinoviç.
Në veri është lëshuar alarmi për mbledhjen e qytetarëve.
Pas pak arbresh.info do të ju raportojë drejtpëdrejt nga vendi i ngjarjes.
Mëngjesin e sotëm pati edhe të arrestuar, si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit./arbresh.info/
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...