Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë pozitiv me Covid 19 ditën e djeshme.
Kështu e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.
“Po mund t’ju konfirmojmë se një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë dje pozitiv me Koronavirus. Ai momentalisht nuk është në Ministri dhe personat që kanë qenë në kontakt me të i janë nënshtruar testit dhe tani presim rezultat” ka thënë shkurt Hoti.
Kujtojmë se vetëm ditën e djeshme në vendin tonë janë regjistruar edhe 20 raste të reja me Covid 19 ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3.
Komuna më e prekur deri tani rezulton ajo e Malishevës e cila tashmë është në izolim total.
Sot gjatë ditës Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar një tur nëper komuna ku po zhvillon takime me kryetarët përkatës për të ndjekur nga afër situatën me Pandeminë
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira