Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Lirirdona Ademaj në nëntor të vitit të kaluar.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se hetimet kanë përfunduar dhe të akuzuarit janë, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
“Ka qenë rast i ndjeshëm, ka qenë i inskenuar si grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve dhe prokurorëve, brenda një afati të shkurtë kohor kemi arritur të zbulojmë kryesit e kësaj vepre kriminale. Ka qenë një rast jashtëzakonisht i ndjeshëm edhe sa i përket kompleksitetit të saj, dhe janë zhvilluar hetime në shumë dimensione, për arsye se kemi siguruar ekspertiza edhe brenda edhe jashtë Kosovës”, deklaroi kryeprokurori Gashi.
Kujtojmë se Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të vitit 2023.
Planifikimin për vrasjen e Ademaj e kishte bërë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli ndërsa ekzekutimi i krimit është bërë nga Granit Plava e Kushtrim Kokalla./Arbresh.info
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...