Mëngjesi i 24 shtatorit të 2023-ës në Kosovë nuk ishte aspak i mirë.
Banorët e veriut të Kosovës, saktësisht të Zveçanit, u zgjuan nga breshëritë e plumbave që u shkëmbyen mes Policisë së Kosovës dhe terroristëve serbë, të udhëhequr nga kryekrimineli serb, Milan Radoiçiq.
Por, si kishte nisur gjithë sulmi?
E gjitha ishte planifikuar me një organizim të mirë nga një grup terroristësh në krye me Radoiçiqin, të cilët të armatosur deri në dhëmbë, kishin vendosur një barrikadë në hyrje të Banjskës, e që këtij rasti i ishte përgjigjur menjëherë Policia e Kosovës, raporton Arbresh.info.
Me të arritur në hyrje të Banjskës, policia ishin sulmuar me breshëri plumbash nga terroristë, ku për pasojë kishte mbetur i vrarë rreshteri policorë, Afrim Bunjaku ndërsa kolegu i tij, polic Alban Rashiti.
Nga ora 3:00 e mëngjesit të së dielës dhe gjatë gjithë ditës, njësitet elitare të Policisë së Kosovës ishin përballur me grupin terroristë serbë.
Derisa njësitet po hynin në Banjskë për të marr vendin nën kontroll, grupi terroristë serb po thelloheshin edhe më shumë brenda fshatit, e që si mbrojtje nga kundërsulmi i policisë, ata kishin shfrytëzuar Manastirin.
Luftë e madhe dhe e rrezikshme ishte bërë një vit më parë mes Policisë së Kosovës dhe terroristëve serbë. Policia e Kosovës kishte arritur të eliminonte tre terroristë serbë, ndërsa kishte prangosur edhe tre të tjerë.
Kur grupi terroristë kishte kuptuar se plani u dështoi dhe përballja me Policinë e Kosovës nuk ishte aspak e lehtë, ata kishin vazhduar me plani B, që ishte arratisja e tyre për në Serbi.
Kjo ishte mundësuar nga një korridor malor, ku fshehurazi nga Banjska kishin kaluar në territorin serb.
Grupi terroristë në krye me Millan Radoiçiqin kishin ikur, por pas vetes kishin lënë shumë armatim, e prova të rëndësishme që tregonin planin e tyre për sulm dhe aneksimi, apo shkëputja e pjesës veriore nga Republika e Kosovës.
Raketahedhës, granatahedhës, pushkë të shumta automatike, pushkë snajper, automjete ushtarake, eksplozivë, detonatorë e shumë armë të tjera u gjetën menjëherë pas sulmit në Banjskë.
Të gjitha ato armë janë konfiskuara nga Policia e Kosovës e për të gjitha, një nga një, është arritur të identifikohet lloji dhe vendi i prodhimit të armës.
E sigurisht, këtu del të ketë gisht direkt shteti i Serbisë, për çka edhe akuzohet nga Prishtina zyrtare se është organizatore e sulmit terrorist.
Armët e shumta e të rënda që u konfiskuan menjëherë pas sulmit, u ekspozuan për publikun disa ditë pas ngjarjes në kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë.
Një autoblindë, 24 vetura e dy motor malor ishin mjetet kryesore të konfiskuara, mirëpo kjo nuk nënkupton që armët e tjera janë më pak të rëndësishme.
Tetë mina kundër këmbësorisë dhe tetë mina anti-tanke, 29 zolla të mbushura e shtatë zolla të përdorura ishin armët që grupi serb po planifikonte me to të sulmonte njësitet tanë policor.
Hiq më pak se 142 predha minahedhëse, disa me kalibër 82 mm 62 mm, 75 granata dore m75 të prodhuara në Serbi me 2021 ishin në mesin e armëve të shumta të gjetura në Banjskë.
155 eksploziv me dinamit, 23 detonator elektrik, gjashtë mitroloz e armë të gjata me dylbi, e gjashtë armë të shkurta, 30 armë të gjata kallashnikovë bashkë me 18 shurdhuese e 235 karikator, i gjeti policia e Kosovës përreth zonës fetare të besimit ortodoks.
Grupi serb kishin menduar edhe mbrojtjen e vetës duke u pajisur me 21 antiplumba e 115 veshje ushtarake për të pasur qasjen më të lehtë brenda territorit të Kosovës.
Po ashtu, u gjenden edhe jo një, por 9 lloje të hartave orientuese bashkë me 32 telefon, 32 sim-kartela e 32 radiolidhje.
Sulmuesve u sekuestruan edhe tre dron që kishin në plan ti përdornin si dhe katër kamera sigurie që japin pamje të qartë të ngjarjes.
Sulmi terrorist, i orkestruar nga Milan Radoiçiqi, është dënuar fuqishëm nga liderët botëror e bashkësia ndërkombëtare.
Ndëshkimi i Serbisë për këtë tentim për ndarjen e Kosovës u bë vetëm në statuse në rrjetet sociale.
Përgjegjësi i këtij sulmi, ani se e ka pranuar përfshirjen në këtë rast, vazhdon të endet i lirë në Serbi.
Përkundër insistimit të krerëve kosovar se Serbia ka gisht drejtpërdrejt në këtë ‘aksion’, Bashkimi Evropian nuk ka marr ende masa për këtë.
Ndonëse tre nga terroristët janë arrestuar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në burg, Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin, për sulmin terrorist në Banjskë.
Të akuzuarit, sipas aktakuzës kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave.
Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me dorëzimin e Radoiçiçit dhe të grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Tetë persona u lënduan- u arrestua ngasësi i kamionit, detaj...
Vidhet arka për bamirësi në xhaminë e fshatit Siqevë në Pris...
Hezbollahut po i mbarojnë fondet, ndërsa Izraeli vazhdon bom...
Sylvinho tregon se çfarë kishte Çekia më shumë se Shqipëria
Këto janë arsyet se pse zgjoheni nga gjumi të uritur
Moti në Shqipëri