Një shtetas i Serbisë ka raportuar në polici se derisa ishte duke pushuar në autostradë në fshatin Lladrovc të Malishevës, i janë vjedhur gjësendet personale.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nga kamioni i janë vjedhur çanta e dorës dhe dokumente personale bankare dhe një shumë parash.
Ndërsa shtohet se i dyshuari është larguar me veturë në drejtim të panjohur.
“VJEDHJE Lladrovc, Malishevë / 15.03.2025 – NN. Ankuesi mashkull shtetas i Serbisë ka raportuar se derisa ka qenë në Autostradë është ndaluar të pushoj dhe pas pak ka vërejtur se një person i panjohur nga kamioni i ka vjedhur çantën e dorës me dokumente personale bankare dhe një shumë parash dhe me veturë i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...