Javën tjetër do të fillojë punimet për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi” te Pallati i Drejtësisë.
Kështu bëri të ditur të premten nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.
Ai tha se si rezultat i punimeve, segmenti i kësaj rruge do të mbyllet për një muaj – nga data 12 shtator deri më 12 tetor.
“Javën tjetër kemi planifikuar të fillojmë me ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”, tek Pallati i Drejtësisë, në Prishtinë. Si rezultat i punimeve segmenti i kësaj rruge do të mbyllet nga dt: 12.09.2022 – 12.10.2022”, ka shkruar Zogaj në Facebook. /arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...