Në fundjavë me datat 11 dhe 12 korrik 2020, në kryqëzimin (Banullë)-Dheu i Bardhë, pjesa: kryqëzimi në (Banullë)-Udhëkryqi Bresalc, do të bëhet mbyllja për qarkullim në segmentit 6 të Autostradës “Arbën Xhaferi” nga kyçja në fshatin Konjuh deri në kyçjen e fshatit Babush.
Punimet në fjalë do të zhvillohen për montimin (vendosjen e trarëve), në mbikalimin në fshatin Banullë.
Kjo pjesë e Autostradës “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur të shtunën dhe te dielën nga ora 8.00 deri në ora 18.00.
Qytetarët që këto dy ditë kanë planifikuar të kalojnë nëpër këtë autostradë, si rrugë alternative për qarkullim do të jetë rruga e vjetër Prishtinë – Ferizaj./arbresh.info/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit