Një rast i rëndë është shënuar sot në mëngjes brenda objektit të Postës së Kosovës në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka therur me thikë një koleg të tij.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas raportimeve në media, personi i dyshuar për therjen është Kushtrim Geci, djali i Sabit Gecit.
Pas incidentit, ai dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati./Arbresh.info
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit