Sot rreth orës 17:30, një veturë ka goditur një person në fshatin Ozdrim të Pejës duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se vozitësi e ka dërguar viktimën në spitalin e Pejës.
“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim. Një veturë ka goditur një person. Vozitësi i automjetit e ka dërguar viktimën në Spitalin e Pejës dhe nga aty e ka njoftuar policinë për rastin”, ka thënë Gashi.
Ai tutje ka bërë të ditur se me udhëzim të mjekut, i lënduari është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Njësitë kompetente policore janë në vendin e ngjarjes”, ka përfunduar Gashi.
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt
Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iranian...
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...