Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se sot në këtë klinikë janë të hospitalizuar 64 pacientë, prej tyre 55 janë të sëmurë me COVID-19.
Nga 55 pacientë të infektuar me COVID-19, sipas Klinikës Infektive, 42 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
Ndërkaq kujtojmë se mbrëmë janë konfirmuar edhe 37 raste të reja duke quar në 598 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me coronavirus.
Po ashtu mbrëmë janë shëruar edhe 21 pacientë të tjerë ku numri i të shëruarve ka arritur në 123.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron