Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar një muaj paraburgim për dy të dyshuar nga Vushtrria për veprën penale ushtrim i ndikimit.
“Njëri nga të dyshuarit është vëllai i kryetarit të komunës së komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.
Ndalimi i dy të dyshuarve S.T dhe SH.K sipas Gjykatës ka ardhur pas një video-incizimi të publikuar nëpër media, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllau i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin për media.
Me t’u publikuar video-incizimi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e këtij video-incizimi, ku pas hetimeve janë ndaluar dy të dyshuarit S.T dhe Sh.K. /arbresh.info/
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...