Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin( D.K, i nacionalitetit serb) i cili me thikë ka vrarë njërin nga fëmijët e tij.
Sipas komunikatës të lëshuar nga gjykata e Ferizajt i pandehuri dyshohet se më 20 shkurt në Shtërpcë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka sulmuar me thikë fëmijët e tij binjak, duke e privuar nga jeta njërin, ndërsa i ka shkaktuar lëndime të rënda fëmijës tjetër.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh