Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Bojan Jevtiqin, zyrtar policor i ndaluar një ditë më parë, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale të spiunazhit dhe armëmbajtjes pa leje.
Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston rreziku që në rast se i dyshuari lihet i lirë, mund të ndikojë në rrjedhën e hetimeve duke ndikuar në prova apo dëshmitarë. Po ashtu, vlerësohet se ekziston mundësia që ai të përsërisë të njëjtën vepër penale ose të kryejë vepra të tjera në rrethana të ngjashme apo më të rënda.
Prokuroria ka konfirmuar se Jevtiq ka ushtruar funksionin e shefit të operativës në policinë kufitare në pikëkalimin “Dheu i Bardhë”.
Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, ka deklaruar për media se gjatë një aksioni të zhvilluar në Komunën e Kamenicës, në banesën dhe pronat e Jevtiqit janë gjetur prova materiale dhe personale që, sipas tij, dëshmojnë përfshirjen e tij në veprimtari të jashtëligjshme./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Prokurori Kodraliu: Provat e spiunazhit ndaj Jevtiqit janë të fuqishme, kërkojmë paraburgim
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...
Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi zyrtarin poli...