Gjyakata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje dhe veprën penale Kanosje, ndaj të pandehurit B.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje dhe veprën penale Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe ndaj të pandehurit A.D. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve G.K., B.H. dhe A.D., ashtu që atyre iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...
Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin
Pse nuk e rikandiduan Osmanin? Kurti: E kemi ditur që nuk e ...
Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezik...
Kurti: Dekreti i Osmanit nuk është kushtetues, na e pamundës...
Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë f...