Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.B, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Përmes një komunikate për media, kjo gjykatë ka bërë të ditur se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.
Tutje, thuhet se gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri F.B në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarat M.K dhe K.B – familjare të tij, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron