Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit K.Sh., pronari i lokalit ku dyshohen se u helmuan mbi 200 persona, në Malishevë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Lekë Muqaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Muqaj tha se K.Sh., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, ndërsa masa e paraburgimit të njëjtit do t’i llogaritet nga 13 tetori deri më 12 nëntor 2023.
Kjo masë e paraburgimit, të dyshuarit K.Sh., i është caktuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Njazi Morina.
Ndryshe, mbi 200 persona dyshohen se janë helumuar si pasojë e konsumimit të ushqimit në lokalin e të dyshuarit në Malishevë,.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dje njoftoi se ka vizituar të hospitalizuarit pas rastit të helmimit dhe se gjendja e tyre është e qetë dhe stabile.
Lexo edhe:
Shkon në 205 numri i qytetarëve që dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një lokal në Malishevë
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...