Fiks një muaj më parë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë betimin e tyre pas verifikimit të mandateve nga Komisioni.
Ndonëse të njëjtit u betuan se do ta kryejnë detyrën e tyre me dinjitet, seancat për konstituimin e Kuvendit po shoqërohet me zvarritje të konsiderueshme.
Partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e posteve kyçe në Kuvend, çka ka çuar në përsëritjen e seancave konstituive pa ndonjë përparim të dukshëm.
Ndërsa sot, deputetët do të mblidhen sërish në seancën e 18-të për konstituimin e Kuvendit.
Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryekuvendare, Albulena Haxhiu vazhdon të mos e marr pëlqimin deputetëve, gjë që ka thelluar edhe më shumë ngërçin politik.
Lidhur me bllokadën që po kalojnë institucionet kosovare edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka tentuar të zhbllokoj duke thirrur në takim të përbashkët krerët e partive politike.
Ndryshe seanca e sotme fillon nga ora 10:30 dhe mbetet të shihet nëse edhe sot vazhdon ‘drama’ e njëjtë si në seancat e kaluara./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...