“Kam qenë shumë i mbyllur dhe kam jetuar brenda një rutine. Nuk kam folur për preferencat e mia seksuale me askënd, sepse kam menduar që nuk është diçka normale. Nuk e kam kuptuar çfarë po ndodh me mua…”, kështu fillon rrëfimin Blendi, tashmë 26-vjeçar, i lindur e rritur në Prishtinë.
Në një kafene të qytetit, studenti shembullor i Juridikut kishte vendosur të ndajë pjesë nga jeta e vet në mënyrë që sadopak të hedhë dritë mbi vështirësitë që kanë anëtarët e komunitetit LGBT për të jetuar në Kosovë.
Blendi tha se mungesa e edukatës seksuale ia ka bërë më të vështirë të kuptuarit e seksualitetit të tij. Ai kishte vërejtur se diskutimet e shokëve për vajza nuk i pëlqenin.
Në pubertet kishte filluar të ndihej më i joshur nga djemtë, por kjo vetëm sa i kishte shkaktuar huti.
“Ose kam diçka më shumë se të tjerët ose më pak. A jam normal, a jo?”, këto pyetje Blendi ia kishte bërë shumë shpesh vetes.
Ndonëse në rrethin ku jetonte nuk ishte folur haptazi për marrëdhëniet mes personave të gjinisë së njëjtë, krejt çka i kujtohet Blendit është që shprehja “peder” është përdorur kur ke dashur të përqeshësh e ofendosh dikë rëndë. Kjo ia kishte shtuar edhe më shumë frikën. “Kam qarë, e kam gjykuar veten, kam menduar që jam njeri i keq”, thotë ai.
Pavarësisht përpjekjeve, Blendi nuk mund të shtypte ndjenjat e tij, por as nuk mund të fliste për to. Ai vendosi t’i mbajë të fshehura ato nga shoqëria e veçanërisht familja.
Për shkak të pamjes së tij të butë, thotë që shumë shpesh është diskriminuar nga shokët në shkollë sepse, sipas tyre, “nuk është burrërore” të jesh i sjellshëm e i urtë.
Blendi rrëfen sesi profesori i Edukatës Fizike nuk e kishte lejuar të luajë futboll me djemtë e tjerë të klasës sepse, sipas tij, ai duhet të luajë në sallën e vajzave. Madje për shkak të insistimit të Blendit, profesori i kishte dhënë vërejtje me shkrim për sjellje jo të mirë…
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale