Një i lënduar nga aksidenti në Mejë të Gjakovës

10:31 | 19 Korrik 2025
Q L

Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore nga aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mejë të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Sheremet Elezaj.

Ai bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:40 në rrugën Gjakovë – Ponoshec.

“Përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, njofton ndër të tjerash Elezaj.