Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete(1 kamion dy vetura). Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, është thënë nga Policia.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin