Koordinatori për të Drejtat e Njeriut nga Komuna e Mitrovicës, Fitim Rama, ka pritur në një vizitë të veçantë një grup fëmijësh nga shkolla “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Fëmijët janë njoftuar me punën që bëhet në këtë institucion dhe kanë marrë përgjigje në pyetjet e tyre lidhur me të drejtat e fëmijëve.
Gjithashtu fëmijët gjatë kësaj kohe patën mundësi që të ulen në ulëset e Kuvendit Komunal, aty ku diskutohen dhe merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e fëmijëve dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
Kjo vizite u realizua nga organizata RROGRAEK si dhe është mbështetur nga Save the Children, ndërsa qëllimi i kësaj vizite ishte mobilizimi i
komunitetit mbi llogaridhënien sociale, sepse në rrugën e realizimit të të drejtave të fëmijëve duhet që të përgatiten fëmijët për një jetë të pavarur dhe të dinjitetshme në një shoqëri të lirë, në frymën e mirëkuptimit, paqes, dinjitetit, tolerancës, lirisë, barazisë dhe solidaritetit.
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosov...
Galatasaray në epërsi pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit