Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikën e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Stephen Doughty.
Gjatë bisedës njoftuese, sipas njoftimit, Doughty riafirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe për aspiratat e saj ndërkombëtare.
Konjufca ka falënderuar Doughtyn për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në proceset e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe për rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetit në vend.
“Gjatë bisedës u diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe për vazhdimin e koordinimit të ngushtë në çështje me interes të përbashkët në nivel bilateral dhe ndërkombëtar”.
“Partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit demokratik, sigurisë dhe avancimit ndërkombëtar të vendit tonë”, u tha në njoftimin e MPJD-së.
Trepça dominon Bashkimin në “Minatori”, e bën hapin e parë d...
Irani kërcënon Francën dhe Britaninë e Madhe: Nëse dërgoni a...
Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të a...
61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së
Musliu i reagon Osmanit: U desh t’iu shkundet karrigia për t...
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më