Një grua është gjetur pa shenja jete të hënën mbrëma në Prishtinë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 23:15. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, një grua kosovare.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar.
“Prishtinë / 20.07.2026-23:15. Lidhur me rastin njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar” thuhet në raport./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...