Google ADS

Një burrë dyshohet se plagosi nipin aksidentalisht në Sopijë të Suharekës

08:14 | 31 Dhjetor 2023
E.G

Një burrë dyshohet se ka plagosur aksidentalisht nipin e tij në Sopijë të Suharekës.

Lajmin  për Arbresh.info e ka konfirmuar ëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Gashit viktima është dërguar fillimisht në emergjencën familjare ku pastaj është dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Prizren.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, po ashtu në hetime është edhe viktima i cili është duke u trajtuar ende, bëri të ditur ai.

“Reagimet policore kanë qenë të mënjehersëhsmë, njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në vreshtat e fshatit Sopijë të Suharekës ku ne vendin e ngjarjes është arritur që të sekuestrohen dy armë të cilat dyshohet që janë përdorur nga të dyshuarit”, tha Gashi.

Në lidhje më këtë rast policia së bashku me prokurorinë e shtetit kanë filluar hetimet dhe po trajtohet si rast shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale