Është gjetur i vdekur një 53-vjeçar në afërsi të një kompleksi banesor në Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 23.08.2024 rreth orës 08:40 kemi pranuar një informatë se bë rrugën “Uran Tinova”, në afërsi të një kompleksi banesor në Ferizaj një person mashkull, kosovar i moshës 53 vjeçar ishte pa shenja jete, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët kujdestarë dhe sipas tyre ishte vdekje natyrale, sulm kardiak dhe nuk ka dilema tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit viktima i është dorëzuar familjarëve”, ka deklaruar Veseli. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...