Muharrem Nitaj nga AAK ka thënë se rezultati për këtë parti në zgjedhjet komunale dëshmon se AAK është një parti e qëndrueshme, e cila sipas tij nuk është aksidentalisht në skenen politike të Kosovës.
“Rezultatet e mira për te në disa komuna, siç janë Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Decani, Obiliqi, Istogu, Juniku, Peja dhe në ndonjë komunë tjetër që rikthehet në orbitën e hises politike, siç është Prizreni apo Klina psh, janë tregues serioz se AAK, tashmë është pjesë e rëndësishme e hartës politike të Kosovës! ”
“Ajo që duhet riparuar me urgjencë është pamundësia për të prodhuar një rezultat të kënaqshëm për AAK-në, në disa komuna. Madje në ndonjërën prej tyre rezultati është krejtësisht e papërfillshem.
Nëse AAK mund të ketë rezultat të shkëlqyer në të gjitha ato komuna që i përmenda, ska pse të mos ketë edhe në Mitrovicë, Podujevë apo ne Prishtinë psh!” ,ka shkruar ai në Facebook
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...