Nisma prezanton kandidatët e saj për deputetë nga Suhareka

17:41 | 16 Janar 2021

Nisma Socialdemokrate e Kosovës ka prezantuar kandidatët e saj për deputetë nga Suhareka.

Me anë të një njoftimi për media, është bërë e ditur se Nisma nga kjo komunë do të ketë katër kandidatë.

Ata janë: Kadri Balaj, Jehona Rrafshi-Lumi, Banush Kicaj dhe Lumturie Kurtishaj.

Postimi i plotë:

Kryetari Limaj me kandidatët për deputetë nga komuna e Therandës.

Kandidatët tanë nga Theranda, z. Kadri Balaj, znj. Jehona Rrafshi-Lumi, z. Banush Kicaj dhe znj. Lumturie Kurtishaj, janë personalitetet më të mira që do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Therandës në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Ftojmë strukturat dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate në këtë qytet, që të angazhohen maksimalisht në mbështetje të kandidatëve tanë për deputetë nga kjo komunë dhe për jetësimin e qëllimit tonë të përbashkët për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara