Dega e Nismës për Kosovën në Drenas ka reaguar pas siç kanë deklaruar ata informacioneve nga tereni, se qarqe të PDK-së në Drenas, kanë filluar me shantazhet e mbrëmjes mbi vëzhguesit dhe komisionarët e kësaj partie.
“Dega e Nismës në Drenas, i bën thirrje PDK-së, që menjëherë të heq dorë nga këto kërcënime të liga që është duke ua bërë komisionarëve dhe vëzhguesve tanë, thuajse në të gjitha qendrat e votimit”, thuhet në një komunikatë.
Dega e Nismës në Drenas u bën thirrje edhe njëherë gjithë organeve gjegjëse që e kanë përgjegjësi monitorimin e procesit zgjedhor, që të vazhdojnë të monitorojnë me kujdes deri në mbyllje të këtij procesi zgjedhor në Drenas.
Dega e Nismës në Drenas shprehet tejet e shqetësuar në lidhje me lejimin e votimit të dyfishtë nga zyrtarët e KQZ-së, të cilët me këto veprime do të mbajnë përgjegjësinë për dëmtimin dhe eventualisht prishjen e procesit zgjedhor në Drenas.
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 2,167, thotë media sh...
Vedat Muriqi në garë për “Lojtarin e Muajit” në La Liga pas ...
Shpërthen vullkani Dempo në Indonezi, kolona e hiri ngrihet ...
SPAK godet grupin kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen 12 mil...
Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve...