Nisma për Kosovën përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për kryetar të Shtimes do ta mbështesin kandidatin e pavarur Fatmir Rashiti i cili ditë më parë u largua nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shkruan arbrsh.info
Kryetari i degës së Nisma për Kosovën në Shtime, Fehmi Hysenaj, ka nënshkruar marrëveshje politike me kandidatin e pavarur, Fatmir Rashiti, i cili ka mbështetjen edhe të disa partive tjera politike.
Më posht mund ta lexoni njoftimin e plotë të Nismës:
NISMA për Kosovën në Shtime, në këto zgjedhje lokale do të merr pjesë me listën e saj të kandidatëve për asamble komunale, ku bartës i kësaj liste është kryetari i degës së Nismës në Shtime, Fehmi Hysenaj.
Dega e NISMA për Kosovën në Shtime, fton të gjitha strukturat, anëtarët e simpatizantët e Nismës në këtë komunë, që të mbështesin maksimalisht kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Shtimes, Fatmir Rashiti.


Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...