Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka thënë që lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli duhet të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës.
“Behgjet Pacolli është mirë të jetë pjesë e qeverisë së Kosovës”, tha Berisha në një deklaratë për Gazeta Blic.
Sipas Berishës të gjitha partitë shqiptare duhet të jenë pjesë e qeverisë, dhe në këtë mënyre të mos faktorizohet Lista Serbe.
“Të gjitha partitë shqiptare duhet të jenë pjesë e qeverisë dhe mos të faktorizohet Lista Serbe, sepse barabarte sa PAN-i, sa të tjerët kanë përgjegjësi për Kosovën, sepse të dyja palët kanë marr vota nga qytetarët e Kosovës”, u shpreh Berisha.
Kjo deklaratë e Zafir Berishës vjen pasi që gjatë ditës së sotme, Behgjet Pacolli ka dalë me një propozim që të organizohet një tryezë me liderët e partive të mëdha të vendit dhe minoriteteve.
Për të diskutuar rreth planit një vjeçar të Qeverisë në të cilin do të përfshihen çështjet me rendësi të vendit si Demarkacioni, Asociacioni, themelimi i ushtrisë dhe ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...