Në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Kuvendit do të diskutohet konstituimi i ekipit për reformën zgjedhore.
Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvëndosje, Mimoza Kusari Lila.
Sipas saj, formula e përbërjes do të jetë sikurse edhe e komisioneve tjera parlamentare.
“Disa herë është bërë përpjekje për reformë zgjedhore por zgjedhjet e kanë pamundësuar. Kosova ka hyrë tashmë në një proces stabil të zgjedhjeve duke u bërë shembull për vendet e rajonit. Përkushtohemi për lehtësim të votuesve jashtë vendit”, deklaroi ajo.
Në këtë komision, Vetëvendosje ka pesë antarë, Partia Demokratike e Kosovës ka dy anëtarë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka një, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një, Grupi Multietnik një dhe Lista Serbe një.
Kusari Lila bëri të ditur se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet më 19 maj, të enjten, kur pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës./arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...