Google ADS

Nisin procedurat ligjore ndaj kryeprokurorit në Gjakovë, konkursi anulohet në tërësi

19:44 | 13 Korrik 2022

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dyshimet e ngritura në media për shpërndarjen e pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesional nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron opinionin publik se pas kërkesës së U.D. Kryeprokurorit të Shtetit si autoritet kompetent dhe, në bazë të autorizimeve që ka, do t’i fillojë procedurat ligjore ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.Po ashtu, edhe U.D Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, njofton opinionin publik se do të anulohet në tërësi konkursi për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional për prokuroritë themelore në Gjakovë, Pejë dhe Prizren duke e kthyer atë në pikën zero”, thuhet në reagim.

Për më tepër, U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit, në bazë të autorizimeve të tij, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj anëtarëve të komisionit të këtij procesi./arbresh.info/

LEXO EDHE

Haxhiu kërkon suspendimin dhe nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë në Gjakovë – Arbresh.info

Skandali i Kryeprokurorit të Gjakovës, reagon Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit – Arbresh.info