Ka arritur në presidencë kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Takimin e ka thirrur presidenti Hashim Thaçi për të diskutuar rreth formimit të qeverisë së re, raporton portali arbresh.info.

Kurse kryeministri pak para takimit ia ka bërë të qartë presidentit se do të takohet me të vetëm për një çështje.
“Dëshiroj paraprakisht t’ju bëj të qartë, se çështja e vetme për të cilën do të bisedoj sot me ju, është se kur do të jetë koha më e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit, duke marrë parasysh në veçanti gjendjen emergjente të shëndetit publik me të cilën po përballet Republika e Kosovës në këtë kohë. Kjo është një çështje për të cilën jemi të detyruar për t’i mbajtur qytetarët e Republikës, burimin e sovranitetin demokratik, vazhdimisht të informuar”, thuhet në letrën e Kurtit.

Ndërkohë presidenti Thaçi më pastaj do të takoj kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për po të njëjtin qëllim, krijimin e qeverisë së re./arbresh.info/
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona
Haxhiu: Vendimi i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit be...
“S’ka pasur fare të bëjë me atë temë”- Kurti pyetet për dek...
Rritet siguria e profilit në e-Kosova