Kanë nisur përgatitjet për zhvendosjen e Tregut të Gjelbër në Prishtinë në ish-hapësirën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Përgatitjet për këtë tashmë kanë filluar dhe se kjo do të bëhet në ish hapësirat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Tashmë është duke u bërë heqja e betonit në këto hapësira, për t’u bërë pjesa e asfaltimit, kubëzave dhe parkingut.
Detaje rreth kësaj dha drejtori i investimeve kapitale në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.
“Në këtë hapësirën këtë do të zhvendoset pjesa e tregut, këtu do të ruhet edhe kjo pjesë gjelbëruese që njerëzit mund të ulën, të pushojnë deri të shfrytëzojnë pjesën e tregut në hapësirën para nesh do të jetë një parking në të njëjtën kohë do ta lirojmë këtë rrugën këtu edhe një hapësirë tjetër një rrugë”, tha Xhaferi.
Ai tregoi se kur planifikohet të përfundojë e gjithë kjo.
“Brenda dy muajve unë kujtoj se pjesa e hapësirës do të trajtohet në tërësi, ndërsa pjesa e konstruksionit mendojmë që me NPB-në brenda vitit ta përmbyllim këtë”, shtoi Xhaferi.
Kjo zhvendosje e përkohshme po ndodh, pasi komuna pritet ta rregullojë hapësirën e tregut të gjelbër ku aktualisht janë të vendosur tregtarët./rtk
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...