Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka nisur sot zyrtarisht viti i ri shkollor 2025/26, në kuadër të paraleles së ndarë “Rudina” të Shkollës së Mesme Teknike “Mit’hat Frashëri” nga Gurrakoci.
Sipas njoftimit, procesi mësimor ka filluar me të gjitha përgatitjet e nevojshme – që nga përfshirja e stafit të kualifikuar pedagogjik, sigurimi i materialeve shkollore, mjeteve didaktike dhe pajisjeve teknologjike – duke garantuar kushte të plota për një mësimdhënie cilësore.
Tutje, thuhet se në këtë vit shkollor, në klasën e dhjetë janë regjistruar një numër i konsiderueshëm nxënësish, të cilët do të ndjekin mësimet teorike dhe praktike nën kujdesin profesional të mësimdhënësve të kësaj paralele.
“Arsimi dhe edukimi mbeten një nga shtyllat kryesore të procesit të risocializimit, duke i dhënë secilit individ mundësinë për zhvillim personal dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Përmes arsimit, nxënësit fitojnë aftësi, njohuri të dobishme dhe mbi të gjitha, besim në veten e tyre. Qendra Korrektuese e Dubravës, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Teknike “Mit’hat Frashëri” – paralelja “Rudina”, mbetet e përkushtuar që përmes edukimit të kontribuojë në riedukimin, integrimin dhe zhvillimin e të dënuarve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...