Në Mitrovica, Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka nisur aplikimin e vaksinës BSZH (BCG) te të porsalindurit, në bashkëpunim me Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Vaksinimi kryhet pas lindjes nga stafi i neonatologjisë dhe synon parandalimin e formave të rënda të tuberkulozit, duke ofruar mbrojtje të hershme për foshnjat.
“Vaksina BSZH (BCG) është vaksina që përdoret për parandalimin e tuberkulozit (TBC), një sëmundje infektive që prek më së shumti mushkëritë, por mund të përfshijë edhe organe të tjera të trupit. Ky proces po realizohet sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të foshnjave që në ditët e para të jetës. Sipas mjekëve pediatër/neonatologë, vaksina është e sigurt, e testuar dhe rekomandohet nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare si masë efektive parandaluese. Kjo vaksinë është veçanërisht e rëndësishme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, pasi i mbron nga format e rënda të tuberkulozit, si meningjiti tuberkular dhe tuberkulozi i përhapur”, thuhet në njoftim.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...