Google ADS

Nis takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderët e partive politike

13:10 | 15 Maj 2025
R J

Ka nisur takimi i thirrur nga Presidentja Osmani me liderët politikë – në përpjekje për zgjidhjen e ngërçit institucional

Tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja. Përkundër 16 përpjekjeve, Kuvendi ende nuk është konstituuar, duke prodhuar një krizë të thellë institucionale dhe duke bllokuar funksionimin normal të shtetit.

Për të gjetur një zgjidhje ndaj këtij ngërçi, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka thirrur sot një takim me liderët e partive parlamentare. Takimi ka nisur në orën 13:00 në ndërtesën e Presidencës në Prishtinë.

Në këtë tryezë po marrin pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, nga ora 15:00, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime të ndara edhe me përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë, për të diskutuar hapat e mundshëm drejt zhbllokimit të procesit./Arbresh.info