Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në këto momente ka filluar takimin me përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Veteranëve.
Në takim po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Ditë më para Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Veteranëve, organizoi një protestë, ku u tha se Qeveria ka një muaj kohë që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre, siç ishin formimi i një këshill që do të bënte përcaktimin e shkallës së invaliditetit, shqyrtimi i ankesave të tyre dhe publikimi sa më shpejtë, dhe heqja nga lista e veteranëve e të gjithë atyre që nuk kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin