Komuna e Gjilanit ka nisur ndërtimin e pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës” në gjatësi prej 870 metrave.
Gjatë vizitës së punimeve, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë ndihet mirë që ndërtimi i kësaj rruge po bëhet nga granti i performancës që Komuna e ka fituar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lolal dhe DEMOS si rezultat i performancës së lartë për vitin 2017.
“Jam shumë i lumtur që filluam me pjesën e parë të kësaj rruge, e cila është një arterie shumë e rëndësishme e qarkullimit të qytetarëve dhe e shkarkon jashtëzakonisht shumë pjesën e qytetit nga komunikacioni. Po e ndërtojmë fillimisht infrastrukturën nëntokësore, për të vazhduar me atë mbitokësore, trotuaret e ndriçimin”, tha Haziri.
I pari i Gjilanit ka njoftuar se rruga ka gjerësi prej 11 metrash dhe do të punohet sipas standardeve më të larta.
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...