Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në Gjilan nis manifestimi tradicional ‘Flaka e Janarit 2018’, i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demostratave për Flamur.
“Gjatë këtij muaji, fokusi kryesor është manifestimi “Flaka e Janarit”, i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demostratave për Flamur. Ky manifestim është tejet i rëndësishëm pasi i kushtohet vlerësimit të dëshmorëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për ditët e sotme. Këtë vit, do ta nderojmë edhe njeriun i cili dha shumë për lirinë e shqiptarëve, heroin Metush Krasniqi”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Sipas agjendës, kryetari Haziri pret në takim rektorin e UKZ “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, pas këtij takimi, Haziri dhe ekipi i tij bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve, dhe pastaj do ta vizitojnë edhe Kazermën e FSK-së në Gjilan.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...