Ka nisur me vonesë procesi gjyqësor ku do të trajtohen deklaratat hyrëse ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilaj, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për pengim të drejtësisë.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarë dhe kanë dhënë udhëzime për ndikim në dëshmitë e tyre, me qëllim të pengimit të rrjedhës normale të procesit gjyqësor.
Prokurori i specializuar ka nisur të lexojë pikat e akuzës ndaj Thaçit, i cili akuzohet për tri vepra penale kundër rendit publik dhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike. Sipas prokurorit, Thaçi mban përgjegjësi për tentim të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.
Thaçi është deklaruar i pafajshëm.
Hamza: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale është ...
Vashat dardane fitojnë edhe ndaj Bullgarisë, vazhdojnë kryes...
FFK kërkon përshpejtimin e punimeve në “Adem Jashari”, alarm...
Haxhiu: Serbia vazhdon të shërbejë si strehë e kriminelëve t...
Vasfije Krasniqi përlotet gjatë fjalimit në Kuvend, deputetë...
Shqetësime tek Arsenal në një javë vendimtare për rrjedhën e...